
Çfarë të bëni nëse keni qëndruar një javë sëmurë, në izolim!
Dritare.net
Nga Kirsty Grant
Javën e kaluar pata temperaturë të lartë dhe dhimbje trupi. Duke qenë se ethet janë simptoma kryesore e koronavirusit, ndoqa këshillat e qeverisë për t’u izoluar brenda në shtëpi.
Unë jetoj me prindërit dhe një nga vëllezërit e mi, dhe të gjithë duhet të qëndronim në shtëpi për 14 ditë. Për të minimizuar sa më shumë kontaktet, kam përdorur një nga banjat dhe kam qëndruar në dhomën time të gjumit pjesën më të madhe të kohës. Ata ma sillnin ushqimin te dera, ma linin aty. Unë fusja në dhomën time ndërsa ata largoheshin.
Ndjenja për të dalë nga ajo dhomë pas 7 ditësh ishte gjëja më e çuditshme që kam përjetuar ndonjëherë.
Siç mund ta imagjinoni, të shkoja në kuzhinë për një filxhan çaj pas gjithë asaj kohe, më bëri të ndihesha e çliruar. Por përsëri nuk isha e sigurt për gjendjen time shëndetësore.
Nga ky vetëizolim, pata shumë pyetje sesi të kujdesem për veten dhe familjen.
A duhet ta pastroj dhomën time ndërsa jam e izoluar?
Pasi të keni parë katër mure për një javë, të kaloni kohën në dhomën tuaj të gjumit mbase është gjëja e fundit që ju dëshironi të bëni. Duke qëndruar aty ndërsa jeni sëmurë, ajo dhomë duhet të pastrohet.
Alex Akin, nga Shkolla e Higjienës në Londër thotë se përdorimi i ujit me sapun ose çdo lloj pastruesi për të fshirë sipërfaqet në dhomën ku keni qenë izoluar, është e mjaftueshme për të vrarë çdo virus.
Unë isha e sëmurë, por si shumë njerëz, ende nuk isha e sigurt nëse kisha Covid-19. Sipas këshillave duhet të izolohemi edhe nëse kemi simptoma të buta.
A mund t’i laj rrobat e mia sëbashku me të familjes?
Pasi tërhoqa një muskul ndërsa ndërroja çarçafët e shtratit, pyeta Alexin, nëse ishte e nevojshme të bëja një pastrim të thellë të dhomës. Përgjigjia e tij ishte e shkurtër-jo.
“Ju mund t’i lani çarçafët sa herë që të doni dhe çdo lavatriçe do të jetë e mirë për pastrimin e tyre, por copat nuk janë vende që mbartin viruse”, tha ai.
Edhe pse për arsye të përgjithshme të higjienës, pas 7 ditësh, ato ishin për t’u larë.
E njëjta gjë vlen dhe për rrobat e mia të gjumit, por u shqetësova sepse i futa në lavatriçe sëbashku me rrobat e familjes.
“Nuk ka problem nëse i lani rrobat tuaja me të familjes. Nuk ka rrezik”, thotë Alex.
Ai theksoi se zonat ku duhet të përqendroheni më shumë në pastrim janë sipërfaqet e lëmuara dhe të sheshta, plastike ose metalike.
Po për larjen e vetes time?
Nëse ju doni të laheni pasi të dilni nga izolimi, bëjeni, dhe sigurohuni që të jeni larë aq mirë saqë të keni zhdukur mikrobet në sipërfaqen e lëkurës.
“Të qëndrosh me familjen pas një dushi të mirë, nuk ka problem", thotë Alex.
Nuk jam akoma mirë dhe pse kanë kaluar 7 ditë. Çfarë të bëj?
Ideja është që pas 7 ditësh në izolim dhet të ndiheni më mirë. Uebsajtet e qeverisë thonë se kollitja mund të vazhdojë dhe për disa javë, pavarësisht se nuk keni më koronavirus. Kolla e vazhdueshme nuk do të thotë që dikush duhet të vazhdojë të izolohet për më shumë se 7 ditë, sipas Alex./ Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini-dritare.net

















