
Çfarë po ndodh në Kaliforni?! Tjetër sulm me armë, shënon disa viktima!
Dritare.net
Tjetër sulm me armë ka ndodhur në Kaliforni, nga i cili kanë mbetur 7 të vrarë dhe një i plagosur. Sulmi u regjistrua në dy vende, në një fermë kërpudhash dhe një tjetër pranë një objekti kamionësh.
Si i dyshuar është identifikuar 67 vjeçari Chunli Zhao, të cilin policia e arrestoi dy orë pas të shtënave.
"Kjo është një tragjedi shkatërruese për këtë komunitet dhe familjet e prekura nga ky akt i papërshkrueshëm i dhunës," tha Sherifi i Qarkut, Christina Corpus, të hënën mbrëma gjatë një konference për shtyp.
Në orën 14:22, deputetët u njoftuan për të shtëna në një zonë të pa inkorporuar të San Mateo, gati 30 milje në jug të San Franciskos, tha sherifi. Ata gjetën katër viktima dhe një të plagosur pas mbërritjes në vendndodhjen e parë, dhe menjëherë pas kësaj, tre viktima të tjera u gjetën në një vend tjetër, tha Corpus.
Një e shtënë ndodhi në një fermë kërpudhash dhe një tjetër pranë një objekti kamionësh, afërsisht dy milje larg fermës, tha për CNN Dave Pine, President i Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut San Mateo.
Në orën 4:40 pasdite, zëvendësi i një sherifi e gjeti të dyshuarin në automjetin e tij në parkingun e nënstacionit të sherifit në Half Moon Bay, tha Corpus, dhe ai u mor në paraburgim. Sipas tij në atë kohë, në automjetin e tij u gjet një pistoletë gjysmë automatike.
Kjo tragjedi ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër në Kaliforni, teksa një turmë njerëzish ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri Hënor, nga i cili u regjistruan 11 të vdekur.
Vetëm gjatë këtij muaji në SHBA janë regjistruar 38 të shtëna me armë, ku për secilin sulm, katër ose më shumë njerëz janë plagosur ose vrarë./A.ZH-dritare.net

















