Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë po ndodh në Belgjikë? Shkon në 10,000 numri i viktimave nga Covid-19

Çfarë po ndodh në Belgjikë? Shkon në 10,000 numri i

Belgjika është një nga vendet evropiane më i goditura nga koronavirusi. Numri i viktimave ka kaluar sot 10,000. Belgjika, e cila ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, regjistroi 14 vdekje më shumë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 10,001. Ndërsa infeksionet shkuan në 117,115, 1,762 raste u shënuan në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, shtatë muaj më parë, autoritetet belge kanë përfshirë një numër sa më të lartë rastesh te totali, duke shtuar edhe te numri i viktimave ata njerëz që mund të kenë vdekur nga virusi, por që s'u testuan.

Gjatë verës, numri i infeksioneve në Belgjikë u rrit shumë. Dhe sërish po pëson rritje tani që fëmijët janë rikthyer në shkollë dhe shumë njerëzit në ambientet e punës./K.C/dritare.net