
Çfarë ndodhi me Leonardo DiCaprio? Shfaqet ndryshe pas karantinës
E Diel 12 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Ylli i Hollivudit, Leonardo DiCaprio është shfaqur për herë të parë pas karantinës. Aktori me famë botërore po shijonte ca rreze dielli në plazh, pranë të dashurës, Camila Morrone dhe qenit të tij, në Malibu.
Tashmë e ka marrë seriozisht marrëdhënien me Camila-n, pasi dhe karantinën po e kalojnë bashkë.
Por duket se karantina e ka ndryshuar disi aktorin. Jo vetëm për lidhjen serioze me Camila-n, por edhe diçka tjetër. Pra çfarë? DiCaprio nuk na u duk shumë në formë në plazh, krahasuar me të dashurën e cila dukej superseksi me bikinit lejla të lehtë.
Aktori kishte vënë më shumë bark dhe këtë e tregojnë më së mirë fotot nga plazhi./K.C/dritare.net

















