Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë ndodh kur i shkruan Barack Obamës në numrin e tij publik!

Çfarë ndodh kur i shkruan Barack Obamës në numrin e tij

Këtë javë, ish-presidenti Barack Obama ndau diçka krejt personale me miliona ndjekës të tij të mediave sociale. Ishte një numër telefoni me një mesazh të thjeshtë nga ish-presidenti: më dërgo mesazh.

Pse e bëri ai këtë? Me një numër rekord të votuesve që pritet të votojnë me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Obama dëshiron të dijë si po planifikojnë shtetasit amerikanë të votojnë këtë vit.

"Në rregull, le të provojmë diçka të re," shkroi Obama në një postim të shpërndarë në platforma të ndryshme të mediave sociale. "Nëse jeni në Shtetet e Bashkuara, më dërgoni një tekst në 773-365-9687. Unë dua të mësoj çfarë keni në mendje dhe si po planifikoni të votoni këtë vit. Do të jemi në kontakt herë pas here për të treguar atë që kam unë në mendje gjithashtu".

Postimi i Obamës u shoqërua me një fotografi të tij dhe gruas së tij, ish-zonjës së parë Michelle Obama duke parë një telefon.

Çfarë ndodh kur i shkruan Barack Obamës në numrin e tij

Por çfarë ndodh kur dikush telefonin Obamën?

"Përshëndetje është Barack Obama", thotë ai. "Më dërgoni një tekst dhe unë do t'ju dërgoj mesazhe herë pas here. Mezi pres të dëgjoj nga ju."

Pastaj nëse dikush dërgon një tekst, do të marrë një përgjigje të menjëhershme. Për t'u regjistruar në mënyrë që komunikimi të vijojë, duhet të shënohen të dhënat personale.

Komentet në rrjetet sociale të tij, ishin mjaft pozitive. Shumë prej tyre shpreheshin se Obama, u mungonte si president, ndërsa kishte dhe nga ata që shkruanin me shaka: A mund të flasim edhe me Facetime të lutem? Imagjinoni si do të ishte bota, nëse Obama do të ishte president gjatë pandemisë së koronavirusit?", shkruan dikush tjetër.

Çfarë ndodh kur i shkruan Barack Obamës në numrin e tij

Por Obama nuk është i vetmi që po shfrytëzon fansat e tij të mediave sociale, për fushatë. Megjithëse kjo duket një ide e gjetur./L.F-dritare.net