
Ezel do të bëhet baba/ Çifti i famshëm në pritje të një vajze
E Diel 10 Maj 2020, 13:01
Dritare.net
Pretendimet se Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıo?lu do të bëheshin prindër, ishin kryelajmi i gjithë shtypit rozë turk ditët e fundit. Këto pretendime i konfirmoi së fundmi aktori i famshëm turk. Ata do të bëhen prindër të një vajze dhe lajmin e bukur ua dhanë miqve.
Çifti i famshëm turk e kurorëzoi dashurinë në martesë 4 vjet më parë, me një ceremoni përrallore. Dhe duket se kjo është koha më e përshtatshme për ta, për t’u bërë prindër. Gjatë kohës së izolimit në shtypin turk nisi të qarkullojë lajmi se Sinem ishte 14-javëshe shtatzënë dhe priste një vajë. Çifti nuk i hodhi poshtë këto pretendime, madje i konfirmoi./K.C/dritare.net

















