Eurodeputetja suedeze pret flokët në shenjë solidariteti me gratë iraniane!
Dritare.net
Një eurodeputete suedeze preu flokët gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në mbështetje të protestave antiqeveritare në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsha Amini.
“Derisa të çlirohet Irani, zemërimi ynë do të jetë më i madh se tiranët. Derisa gratë në Iran të jenë të lira, ne do të jemi në anën tuaj”, tha eurodeputetja Abir Al-Sahani, me origjinë nga Iraku, në një deklaratë në Parlamentin Europian në Strasburg, Francë.
Më pas ajo mori një palë gërshërë dhe tha: “Jin, Jiyan, Azadi” (“Gruaja, Jeta, Liria” në gjuhën kurde) dhe preu flokët e saj.
Autoritetet teokratike në Iran po përballen me trazirat më të mëdha mbarëkombëtare disa dite pas vdekjes së Amini, me protesta që tani janë përhapur jashtë vendit në kryeqytete të tilla si Londra, Parisi, Roma dhe Madridi në shenjë solidariteti për protestat në Iran./Xh.Xh/dritare.net