
Sulmet izraelite shkatërrojnë ndërtesën gjigande në Gaza!
E Martë 11 Maj 2021, 22:10
Dritare.net
Një ndërtesë rezidenciale shumëkatëshe në qytetin perëndimor të Gazës u shemb pas sulmeve ajrore izraelite. Asnjë viktimë nuk u raportua ndërsa banorët u larguan nga ndërtesa para se të goditej. Ushtria izraelite vazhdoi bombardimet e saj në Rripin e rrethuar të Gazës të martën, duke shkatërruar disa zona pasi u qëlluan me raketa nga enklava. Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën 28 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite që prej orëve të vona të së hënës./dritare.net

















