Sulmet ajrore izraelite shkatërrojnë konsullatën iraniane në Siri
Dritare.net
Një sulm izraelit ka shkatërruar ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz, thonë autoritetet siriane.
Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare, gjeneral, Mohammad Reza Zahedi, ishte në mesin e të vdekurve, njoftoi media shtetërore iraniane.
Fotot treguan tym dhe pluhur që ngrihej nga ndërtesa shumëkatëshe, e cila ishte pranë ambasadës iraniane në një autostradë në distriktin perëndimor Mezzeh.
Ushtria izraelite nuk i komentoi raportimet e mediave të huaja.
Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat që ata lëshuan, por raketa të tjera depërtuan dhe "shkatërruan të gjithë ndërtesën, duke vrarë dhe plagosur të gjithë që ishin brenda.", shtoi Ministria.
Ministria tha se po punohej për gjetjen e trupave dhe shpëtimin e të plagosurve nga poshtë rrënojave, pa dhënë asnjë informacion për identitetin e tyre./K.C/dritare.net