
Erdogan i del kundër BE, bie dakord me Putin për pagesat e gazit në rubla!
Dritare.net
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord të kalojnë një pjesë të pagesave për gazin rus në monedhën rubla, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendëskryeministrin rus Alexander Novak.
Gjatë një takimi katër-orësh në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për të rritur bashkëpunimin në industrinë e transportit, bujqësisë dhe ndërtimit.
Ata theksuan gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve të drithit të Stambollit, duke përfshirë eksportet e papenguara të grurit rus.
Ukraina akuzon Rusinë për sulme pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia Ukraina ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e sulmeve pranë një reaktori bërthamor në termocentralin Zaporizhzhia në jug të vendit, i cili ka qenë i pushtuar që në ditët e para të pushtimit./M.K/dritare.net

















