Na ndiqni edhe në

Bota

Emigrantët e Kanalit/ Anglia dhe Franca në veprim pas mbytjes së varkave!

Emigrantët e Kanalit/ Anglia dhe Franca në veprim pas mbytjes së

Tragjedia në brigjet franceze ka dominuar faqet e para të mediave në të dy anët e Kanalit.

"Tmerri në Kanal" është titulli i të përditshmes britanike "The i", duke thënë se emigrantët vdiqën "në kërkim të një jete më të mirë". Ajo ka një foto të një grupi emigrantësh që mbanin një gomone, duke u përgatitur të largoheshin nga bregu francez për të kaluar Kanalin Anglez.

Emigrantët e Kanalit/ Anglia dhe Franca në veprim pas mbytjes së

Vdekja e më shumë se 27 emigrantëve në Kanal është shoqëruar me akuzat se autoritetet franceze nuk bënë sa duhet për të parandaluar tragjedinë. Ndërkohë, gazeta "Metro" pyet pse autoritetet franceze nuk i ndaluan anijet të largoheshin nga brigjet e Francës. Ajo ka një foto që tregon policinë franceze "duke qëndruar pranë" ndërsa emigrantët ngrenë një gomone në breg.

Gazeta franceze, "Libération", thotë se Kanali në këtë periudhë është "më vdekjeprurës se kurrë". Varka plot me njerëz që humbën jetën ishin vetëm një pjesë e një grupi më të madh prej mijërash që përpiqen të kalojnë Kanalin çdo vit. Në bregun verior të Francës, ka disa kampe të improvizuara të ngritura nga emigrantët që presin të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm./CNN/M.T/dritare.net