Na ndiqni edhe në

Bota

Elon Musk: As unë dhe as familja, nuk e kemi ndërmend të marrim vaksinën kundër kovidit

Elon Musk: As unë dhe as familja, nuk e kemi ndërmend të marrim

Në një intervistë, CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk tha se nuk do të merrte një vaksinë kundër Covid-19 kur ajo të jetë në dispozicion.

"Unë nuk jam në rrezik për t'u infektuar me Covid, dhe as fëmijët e mi nuk janë", tha Musk gjatë episodit të podcastit të New York Times "Sway".

Musk, shkruan CNN, është një sipërmarrës i çuditshëm, që pretendon se di më shumë se ekspertët dhe nuk ka frikë të ofrojë mendime të diskutueshme. Ai tha se kush ndjen rrezik në kompaninë e tij le të karantinohet, por nuk do të ketë karantinë gjithëpërfshirëse. Kur u pyet nga gazetarja se kjo mund të shkaktojë shumë viktima ai u përgjigj: Të gjithë do vdesim.

"Me rëndësi është çfarë është e mirë për shumicën," vazhdoi Musk, duke shtuar se izolimi nuk na çoi në fitore.

Elon Musk: As unë dhe as familja, nuk e kemi ndërmend të marrim

Musk, është personi i tretë më i pasur në botë sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Nëse një nga punëtorët e tij do t'i thoshte se ardhja në punë do të vinte në rrezik familjen e tyre, Musk tha se ai thjesht do t'u thoshte atyre "të qëndronin në shtëpi".

Ai nuk pranoi të sqaronte nëse do të ndjehej i detyruar t'i paguante ato. Kur gazetarja insistoi për të marrë një përgjigje, Musk 'kërcënoi' se do t'i jepte fund intervistës./L.F-dritare.net