 
		                       Elizabet, një princeshë e vogël / Familja mbretërore publikon filmin e jetës së Mbretëreshës
		                        	E Martë  21 Prill 2020, 19:07
		                            
		   	    			Dritare.net

Familja mbretërore britanike ka publikuar sot një film të shkurtër, ku shfaqet mbretëresha Elizabet e vogël, teksa luan me të motrën, Margaret për të shënuar kështu 94-vjetorin e lindjes së saj.


Këto xhirime të bukura zbulojnë kujtimet e çmuara të dy motrave teksa rriten dhe japin një pasqyrë të rrallë për jetën familjare për mbretëreshën Elizabet, kur ishte një princeshë e vogël.


Kjo video është kaq emocionuese, sa do t’ju ngrejë humorin të gjithëve tani që jemi në karantinë.


Një mbretëreshë që duket aq e sertë dhe arrogante sot, dikur ka qenë një vogëlushe e pafajshme, që gëzonte teksa luante me kukullën dhe motrën e saj./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		   
	     
		   
	    