Eksporti i drithërave dhe siguria bërthamore, shefi i OKB-së viziton nesër Ukrainën
Dritare.net
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres , do të udhëtojë në Ukrainë për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk, Tayyip Erdoğan, të enjten.
Udhëheqësit do të shqyrtojnë marrëveshjen e eksportit të grurit të mbështetur nga OKB-ja dhe do të diskutojnë nevojen për një zgjidhje politike të këtij konflikti si dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Lviv në Ukrainën perëndimore.
Të premten, Guterres do të vizitojë portin e Odesës në Detin e Zi, ku kanë rifilluar eksportet e drithit.
Të shtunën, zyrtari i lartë i OKB-së do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga rusë, ukrainas, turq dhe OKB, si dhe zyrtarë që mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi./TheGuardian/Xh.Xh/dritare.net