Dr. Fauci ngre alarmin: Do të goditemi edhe më fort nga virusi!
E Enjte 2 Korrik 2020, 12:12
Dritare.net
Eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, është i alarmuar nga shifrat e fundit të infektimeve me koronavirus në Amerikë. Nëse nuk do të vendoset kontrolli shprehet ai për BBC, mundësitë për një goditje edhe më të fortë janë shumë të larta.
“Ne po goditemi shumë keq nga virusi. Numrat e infektimeve dhe të vdekjeve janë të larta. Problemi më i madh tani, është hapja e vendit përballë këtyre shifrave alarmante. Duhet të ketë një përgjegjësi nga shoqëria, ndryshe do të goditemi edhe më fort”, u shpreh ai./L.F-dritare.net