Na ndiqni edhe në

Bota

Edhe fëmijët pjesë e vaksinimit eksperimental, në Liverpul

Edhe fëmijët pjesë e vaksinimit eksperimental, në Liverpul

Ushtria është dërguar në Liverpul për të ndihmuar në kryerjen e testimeve masive të fëmijëve në shkollat 9-vjeçare. Nëse prindërit japin pëlqimin, nxënësit mbi moshën 11 vjeç do të testohen dy herë gjatë një periudhe 10 ditore si pjesë e provës së parë të testimit masiv të Covid-19, në Mbretërinë e Bashkuar. Disa shkencëtarë kanë ngritur shqetësimet e tyre nëse këto teste janë të bazuara në protokolle të sakta.

Nxënësit që kthehen në shkollë në Liverpul po marrin pjesë në eksperimentin e qeverisë në të gjithë qytetin, testim masiv kundër koronavirusit.
Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve duket se janë dakort që vaksimini për fëmijët e tyre të vazhdojë.
Testet e shpejta që përdoren në Liverpul kanë patur probleme në pjesën e besueshmërisë, por ato mund të ndihmojnë në sigurimin e të dhënave thelbësore dhe të ndalojnë përhapjen e COVID-19./M.M/dritare.net