
Motra e yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipës, feston ditëlindjen ditën e sotme.
Rina Lipa feston përvjetorin e 21-të të lindjes e duket se nuk kanë munguar urimet e veçanta nga miqtë e familjarët.
Më i ëmbli prej tyre ka ardhur nga Dua, e cila në një postim ka përzgjedhur disa foto të tyre së bashku.
“Urime ditëlindjen për dritën e jetës time, motrën time Rina Lipa. Të dua të dua të dua 21”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë përkrah fotografive.
Në hapësirën për komente kanë vërshuar urimet për Rinën, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar me paraqitjen nëpër pasarela të ndryshme. Rina gjithashtu në vitin që lamë pas është bërë imazh i fushatës reklamuese të pijes “Coca-Cola”. Përveç Rinës, Dua ka edhe një vëlla më të vogël të quajtur Gjin./M.K/dritare.net

















