
E mbuluar kokë e këmbë, foto nga fundjava e veçantë e mbretëreshës Elizabet në Skoci!
E Diel 9 Gusht 2020, 19:07
Dritare.net
Mbretëresha është fotografuar për herë të parë që pas mbërritjes në Balmoral Estate, në Glen Muick të martën. Madhëria e saj iu bashkua Sophie Wessex, Edward dhe fëmijëve të tyre, Lady Windsor, James, Viscount Severn. Por këtë fundjavë ajo e kaloi larg njerëzve. Ajo nuk e ndoqi meshën e së dielës në Skoci, pasi nuk donte të grumbullonte shumë njerëz.
Në shëtitjen e së dielës, mbretëresha ishte mbuluar kokë e këmbë. Veshi fustanellën tradicionale të Skocisë, kokën e kishte mbuluar me shami dhe kishte vënë syze.
Monarkia dhe princi Philip, të cilët ishin të izoluar në kështjellën Windsor, udhëtuan me makinë javën e kaluar në RAF Northolt, në perëndim të Londrës, e më pas hipën në një avion privat për në Balmoral./K.C/dritare.net

















