Na ndiqni edhe në

Bota

E dashura e Donald Trump Jr, del pozitive me koronavirus

E dashura e Donald Trump Jr, del pozitive me koronavirus

E dashura e Donald Trump Jr, djalit i madh i presidentit amerikan, është testuar pozitivisht me koronavirus, raportojnë mediet amerikane.

Kimberly Guilfoyle, ish-gazetare në Fox News e cila tashmë punon për partinë e Trump, është personi i parë afër presidentit që është prekur nga virusi. Ajo është asimptomatike.

E dashura e Donald Trump Jr, del pozitive me koronavirus

Guilfoyle do të udhëtonte në Dakotën e Jugut me djalin e Trump, për të marrë pjesë në një shfaqje me fishekzjarre, ku do të fliste presidenti. Por pas testimit të saj pozitive, udhëtimi është anuluar. Ajo ishte e vetmja që rezultoi pozitive, nga grupi./E.B-dritare.net