
Dy shoqet e ngushta zbulojnë se janë motra biologjike!
Dritare.net
Dy vajza të cilat punonin me njëra-tjetrën në një lokal në Connecticut, kohët e fundit kanë mësuar se ato janë motra biologjike. Julia Tinetti, 31 vjeç dhe Cassandra Madison, 32 vjeç, u takuan në vitin 2013 ndërsa ishin të punësuara në një lokal në New Haven. Në një moment, ato mësuan se të dyja kishin një tatuazh me flamurin e Republikës Dominikane dhe ishin lindur e adoptuar nga aty. "Pas atij momenti, ne ishim aq të ngushta," ka thënë Tinneti. Kolegët vunë re se sa ngjanin dhe Julia dhe Cassandra filluan dhe të bënin shaka me to, ndërsa dy vajzat filluan të vishnin rroba të njëjta për të theksuar se ishin "si motra". Më vonë ato mësuan se të dyja ishin dhënë për adoptim pak pasi ishin lindur, duke dyshuar edhe nëse kishin lidhje me njëra-tjetrën, por kur duke krahasuar dokumentet e tyre të adoptimit, nuk kishte asnjë përputhje. “Dokumentet thonin se vinim nga dy qytete të ndryshme madje kishim dhe mbiemra të ndryshëm,”thotë njëra prej vajzave. Por dyshimet e Cassandra-s për prejardhjen e saj e çuan në vendlindjen, Republikën Domenikane, duke gjetur babain biologjik, i cili i tha se kishte pasur një motër e cila ishte dhënë për adoptim. Më vonë u zbulua se prindërit e Julia-s e Cassandra-s kishin lindur nëntë fëmijë, tre djem e gjashtë vajza. Por ata kishin dhënë per adoptim dy nga vajzat e tyre pasi nuk përballonin dot të mbanin një familje aq të madhe. Cassandra nisi të dyshonte se shoqja e saj e ngushtë Julia, mund të ishte diçka më shumë se kaq. Të dyja bëjnë testin e ADN-së për të bërë zbulimin e pabesueshëm, ishin motra biologjike. Falë vendosmërisë së Cassandra-s për të mësuar misterin e origjinës së saj dhe me pak ndihmë nga teknologjia e shekullit 21, dy mikeshat e ngushta janë tani, siç duhet të kishin qenë gjithmonë, dy motra./M.M-dritare.net

















