Duke luajtur me djalin, princi Harry po e shijon shumë karantinën
Dritare.net
Princi Harry po e shijon më shumë se të gjithë karantinën, bashkë me gruan, Meghan Markle dhe djalin, Archie. Ata tani janë në shtëpinë e tyre të re në Los Angeles.
Duka i Sussex mori pjesë në një takim virtual 30-minutësh me disa prindër dhe kujdestarë amerikanë ku po diskutonin në lidhje me organizatën e bamirësisë për fëmijë, WellChild.
Princi Harry thotë se nuk ndihet fajtor që po kalon kaq shumë kohë më familjen, sidomos duke luajtur me djalin e tij, Archie. Ai thotë:
"Ju do të festoni disa momente kur jeni në dysheme duke u rrotulluar si histerikë. Në mënyrë të pashmangshme, gjysmë ore më vonë, mbase një ditë më vonë, do të ketë diçka me të cilën duhet të merreni dhe nuk mund të shpëtoni prej saj."
Harry u pyet sesi po ia kalon në karantinë dhe tha:
“Jo aq keq. Unë mendoj se janë kohëra të çuditshme, të gjithë po përjetojnë të njëjtën gjë në një mënyrë shumë unike. Sigurisht, ekziston frika se çfarë mund të ndodhë, por nuk s’është në dorën tonë. Krejt papritur kemi kuptuar se sa të vegjël jemi në skemën madhështore të gjërave."
Harry bëri një shaka për djalin e tij, Archie, duke thënë:
"Të kesh një fëmijë në moshën 11-muajsh është e mjaftueshme!"/K.C/dritare.net