Na ndiqni edhe në

Bota

Dubai ka 18 mijë restorante, por klientët po paguajnë 100 dollarë për të darkuar në shtëpinë e dikujt!

Dubai ka 18 mijë restorante, por klientët po paguajnë 100

Nga CNN

Dubai ka kaq shumë restorante, dhe nëse ju do të zgjidhi një të ri çdo ditë, do t'ju duheshin gati 50 vjet për t'i frekuentuar të gjitha. Me kuzhina nga e tërë bota, është për çudi që gjithkush në këtë qytet zgjedh të hajë në shtëpi. Pra, njerëzit po përpiqen ta zgjedhin pikërisht këtë opsion. Në Dubai klubet e darkës nuk janë ngjarje të reja, por kanë shënuar një rritje të madhe viteve të fundit. Pra, kuzhinierët amatorë ose edhe ata profesionistë mblidhen në shtëpitë e tyre dhe presin mysafirë të panjohur.

Mysafirët inkurajohen të vijnë vetëm ose me një mik, duke pasur një shans të lidhen me të pranishmit e tjerë të panjohur dhe të diskutojnë. Kusht për ta është të sjellin një pije.

"Doja t'i mblidhja njerëzit në një tavolinë, thjesht të ndanin një vakt të këndshëm”, ka deklaruar kuzhinieri Ahmad Halawa, që e nisi klubin e të darkuarit në 2019-n, nëpërmjet organizimit të darkave të hapura në fundjavë.

“Në fillim vinin vetëm miq dhe familjarë të mi. Por, sapo u përhapën fjalët për pjatat e shijshme të Halawas, fillova të kem të huaj në shtëpinë time dhe njerëzit rezervonin për ta përjetuar këtë përvojë”.

Pra, njerëzit po përpiqen ta zgjedhin pikërisht këtë opsion.

Dubai ka aq shumë restorante saqë ju do të mund të hani çdo ditë në një të ri dhe do t'u duhej plot 50 vjet për t'i vizituar të gjithë. Me kuzhina nga e tërë bota, është për çudi që gjithkush në këtë qytet zgjedh të hajë në shtëpi. Pra, njerëzit po përpiqen ta zgjedhin pikërisht këtë opsion. Në Dubai klubet e darkës nuk janë ngjarje të reja, por kanë shënuar një rritje të madhe viteve të fundit. Pra, kuzhinierët amatorë ose edhe ata profesionistë mblidhen në shtëpitë e tyre dhe presin mysafirë të panjohur. Mysafirët inkurajohen të vijnë vetëm ose me një mik, duke pasur një shans të lidhen me të pranishmit e tjerë të panjohur dhe të diskutojnë. “Kusht” për ta është të sjellin me pije.

“Doja t'i sillja njerëzit nën një kulm, në një tavolinë, t'i bëja të flisnin pa kufi dhe thjesht të ndanin një vakt të këndshëm”, ka deklaruar kuzhinieri Ahmad Halawa, që e nisi klubin e të darkuarit në 2019-n, nëpërmjet organizimit të darkave të hapura në fundjavë. “Në fillim vinin vetëm miq dhe familjarë të mi. Por, sapo u përhapën fjalët për pjatat e shijshme të Halawas, fillova të kem të huaj në shtëpinë time dhe njerëzit rezervonin për ta përjetuar këtë përvojë”.

Të interesuarit e gjejnë klubin nëpërmjet njerëzve apo rrjetit social Instagram dhe darka te kuzhinieri rezervohet brenda dy ditëve. Halawa e kishte lënë punën në vitin 2021 dhe tash i pret rreth 30 të ftuar dy herë në javë në oborrin e shtëpisë së tij, të zbukuruar me tavolinë ndeje, lule dhe drita përrallore.

Mysafirët e paguajnë 100 dollarë menynë për t'i përjetuar gatimet e tij. Një meny e pashmangshme është edhe knafehi i famshëm, ëmbëlsirë tradicionale arabe e gatuar me djathtë të butë dhe të ëmbël. Derisa ushqimi i mrekullueshëm është çelësi i darkës, Halawa thotë se edhe aspekti i klubeve për të darkuar i tërheq të interesuarit në Dubai, ku rreth 90 për qind e popullsisë janë të huaj.

“Shumica e njerëzve janë larg shtëpisë, larg familjeve, kështu që unë doja të krijoja atë ndjenjën e komunitetit që paksa ka ndryshuar”, ka thënë kuzhinieri palestinez, duke shtuar se darkat e tij shtrohen në stilin e familjes në një tryezë të përbashkët dhe jo në pjata si në stilin e restoranteve.

“Njerëzve u mungon kjo. Klubet e darkës japin një përvojë më personale për të pranishmit”.

Gatimi kreativ

Popullariteti në rritje i klubeve të darkave në Dubai është edhe për shkak të storieve mes njerëzve. Restoranti Hawkerboi zgjodhi një hapësirë me tulla dhe llaç vitin e kaluar. Pasioni i kuzhinieres autodidakte Neha Mishra u shndërrua në një klub darke, ku për tre vjet radhazi, gjashtë net në javë u gatuan darka të shijshme dhe u tubuan njerëz.

Kjo hapësirë u rendit në mesin e 11 nga 50 restorantet më të mira në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Historitë e suksesit si kjo i kanë frymëzuar edhe të tjerët. Dragan Susa, një kuzhinier i tipit “catering”, nisi në 2021-n të krijonte klube darke. Derisa në punë ai kalonte më shumë kohë në zyrë sesa në kuzhinë. Klubi i tij i darkës ia jep lirinë për të qenë krijues. Menyja me tetë pjata e susas, duke nisur nga 110 dollarë për person, është e përzier nga fëmijëria e tij në Kroaci, Serbi dhe në Greqi. Secila pjatë përbën histori personale të tij, duke përzier emocione ballkanike dhe greke me përbërësit sezonalë në Dubai.

“Dubai është një qytet dinamik, njerëzit hyjnë e dalin dhe qëndrojnë këtu për një ose dy vjet. Klubet ua mundësojnë të takoni njerëz jashtë profesionit tuaj, jashtë vendit të punës apo miqve”, ka thënë ai.

Dave Luis, që është i dhënë shumë pas ushqimit, mori pjesë për herë të parë në klubin e darkës në korrik të 2022-s dhe prej atëherë darkon rregullisht me të huaj.

“Më pëlqen të ha darkë jashtë, por isha lodhur nga restorantet e Dubait. Ideja e një klubi darke, në shtëpinë e kuzhinierit ishte më shumë personale dhe e paharrueshme. Kjo ishte një ftesë për t'i eksploruar dhe provuar pjatat që zakonisht nuk i kam hasur në restorante”, ka thënë 50-vjeçari nga Afrika e Jugut. Për të aspekti social është po aq i rëndësishëm sa menyja.

Klubet e darkës funksionojnë në një zonë ku as nuk janë restorante e as nuk kanë nevojë që të licencohen. Kjo ua mundëson që të zhvillohen më lehtë dhe të rregullohen nga norma tradicionale. Në një përpjekje për ta legalizuar sektorin, sipërmarrësi Kevin Vaz ka krijuar një aplikacion të quajtur “Splidu”, që i lidh mysafirët që duan të darkojnë së bashku.

Aplikacioni lejon rezervimin dhe pagesën e hapësirës për darkë, duke ua mundësuar kuzhinierëve që të përqendrohen në kreativitet dhe jo në logjistikë. Vaz ka thënë se “Splidu” është ndër të parat që fokusohet ekskluzivisht në klubet e darkës. Ai shpreson të krijohet një kategori e veçantë në industrinë e ushqimeve dhe të pijeve për këtë sektor. Sipas të dhënave nga “Splidu”, mbi 4.000 mysafirë kanë rezervuar një darkë në gjysmën e parë të 2024-s.

“Kjo është zemra dhe shpirti i kuzhinës. Ata janë të lidhur me të, këtë përvojë nuk mund ta merrni askund tjetër”, ka deklaruar Susa.

Ai e përdor aplikacionin edhe për t'i promovuar aktivitetet e tij. Thotë se klubet e darkës kanë qenë mënyrë e shkëlqyer për t'i provuar idetë dhe për t'i eksploruar ambiciet e tij të kuzhinës./ dritare.net