
Bashkëpunimi i këngëtares Dua Lipa me yjet e muzikës latine, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, ka rezultuar tepër i suksesshëm.
Kënga u publikua më 24 korrik dhe në kaq pak kohë ka arritur marrë miliona klikime dhe të pushtojë top listat latine.
“Un dia” rrëzoi nga froni bashkëpunimin tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita”, e cila qëndroi në top listë për tri javë rresht.
Tani “Un dia” qëndron në vendin e parë në “Hot Latin Songs”, “Latin Digital Song Sale” dhe në “ Latin Streaming Song”.
Këtë e konfirmoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, duke treguar se kënga e saj tashmë renditet e para në “ Billboard hot latin songs”.
Kjo këngë shënon debutimin e Dua Lipës në top listat latine./R.P/dritare.net

















