Dua Lipa dhe Elton John çojnë përpara bashkëpunimin e tyre, të nisur që në Mars me mbrëmjen gala të çmimeve OSCAR. Këtë të Premte, ata prezantuan hitin e ri Cold Cold Heart, e krijuar mbi motivet e këngës Sacrifices të Elton John.
Bashkëpunimi Dua Lipës me Elton John nuk ka mbetur vetëm me organizimin së bashku të mbrëmjes gala që i parapriu natës së ndarjes së çmimeve OSKAR, për të mos thënë që ai ishte vetëm fillimi.
“Cold, cold heart” quhet bashkëpunimi i ri i dyshes së yllit të Popit me origjinë shqiptare dhe legjendës së muzikës britanike, një këngë e ngritur mbi motivet e të famshmes Sacrifice të Elton John, hit botëror i viteve ’90.
Kënga e re u prezantua këtë të Premte në Youtube. 25-vjeçarja shqiptare shfaqet në klipin e ri me videoanimim e veshur sipas stilit të këngës emblemë të Elton John, “Rokit Men” e 1972-shit. Vargjet që këndohen nga Dua Lipa zëvendësojnë refrenin e variantit të vjetër Sacrifice.
Dua Lipa po përparon me ritme të shpejta në majat e muzikës botërore. Pas suksesit me albumin e ripërpunuar Future Nostalgia këtë vit, ajo është nominuar për 4 çmime në MTV Video Music Aëards MTV që zhvillohet më 12 Shtator në New York./M.T/dritare.net