
Dr.Fauci: Në fund të 2020, SHBA do ta ketë vaksinën e koronavirusit!
E Enjte 16 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se nga fundi i vitit 2020 vaksina e koronavirusit do të jetë gati.
"Ndihem mirë që më në fund kemi një afat kohor të caktuar për vaksinën", tha Fauci.
Ai u shpreh i shqetësuar për idenë e Kinës, për ta prodhuar më parë, por tha me bindje se Amerika do ta ketë e para.
"Ata nuk do ta kenë vaksinën para nesh. Kjo është e sigurt", tha Dr.Fauci.
Ashtu si shkencëtarët e tjerë, edhe ai ka shumë pyetje në lidhje me koronavirusin, përfshirë këtu sesa do të zgjasë përgjigjja imunitare e provokuar nga një vaksinë./E.B-dritare.net

















