
Dr.Anthony Fauci, heroi i pandemisë. Fqinjët i bëjnë surprizën emocionuese!
Dritare.net
Mjeku i njohur amerikan, Dr.Anthony Fauci ka marrë një surprizë nga fqinjët e lagjes ku jeton prej 43 vjetësh. Një buzëmbrëmjeje kur ai po shëtisje në lagje, pa në kopshtet e fqinjëve pankarta me emrin e tij. Ata po i shprehnin mirënjohjen dhe falënderimet për punën e tij të palodhshme gjatë pandemisë së koronavirusit.
"Për kaq shumë kohë unë kam qenë një person i qetë, nuk tërhiqja vëmendje në lagje dhe tani këto pankarta më treguan se ata më duan. Kjo është e mrekullueshme, por sigurisht që nuk do të lejoj që diçka e tillë të më shpërqendrojë.”, tha Fauci.
Dr.Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, është bërë objekt adhurimi dhe polemike, që kur pandemia e koronavirusit e bëri atë kampionin më të shquar të vendit për distancimin social dhe maskimin, informon dritare.net
Ideja për këtë surprizë ndaj mjekut të famshëm i shkoi në mendje mjekes, Ida Bergstorm. Edhe pse ajo nuk kishte folur me të për vite me radhë, Bergstrom dhe disa fqinjë filluan të bisedojnë në korrik për të gjetur një mënyrë për t’i dërguar mjekut falënderimet e tyre. Një fqinj tha se ata mund t’i vendosnin një shënim në kopshtin e shtëpisë së tij, një tjetër pyeti nëse duhet t’i çonte një shënim poshtë derës. Në atë moment një llampë u ndez në kokën e Idës, e cila tha që këto shënime mund t’i vendosnin në kopshtet e tyre.
Fauci dhe gruaja e tij, Christine Grady, do t'i shihnin gjatë ritualit të tyre të përditshëm të stërvitjes apo shëtitjes. Dhe kështu bënë. Tani çdo herë që kalon në lagje, Fauci sheh pankartat me falënderime dhe mirënjohje për të nga komshinjtë. Një mënyrë për t’i dhënë sadopak qetësi në këto kohë aspak normale./K.C/dritare.net

















