Na ndiqni edhe në

Bota

Dorëhiqet kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Dorëhiqet kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të njoftojë dorëheqjen ditën e nesërme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pas mbledhjes ai do të shkojë në Quirinale (një nga rezidencat e presidentit), ku do të dorëzojë vendimin në duart e Kryetarit të Shtetit, Sergio Mattarella dhe ku do të komunikojë motivet e dorëheqjes. Ky vendim i përshpejtuar ishte i nevojshëm në funksion të votimit në Parlament, të mërkurën e 27 janarit, për raportin e ministrit, Bonafede mbi Drejtësinë. Ekzekutivi, ndryshe nga çfarë ndodhi për votën e besimit javën e kaluar, ka të ngjarë të kalojë nën vlerësim./K.C/dritare.net