
Donte të vriste presidentin Biden, arrestohet 19-vjeçari që përplasi kamionin me barrierat e Shtëpisë së Bardhë!
Dritare.net
Një 19-vjeçar, Sai Varshith Kandula, nga Misuri është arrestuar nga policia pasi u përplas me barrierën e Shtëpisë së Bardhë, i cili i tha autoriteteve se donte të vriste presidentin Joe Biden.
I riu mësohet se mori me qira një kamion mbrëmjen e së hënës, menjëherë pasi fluturoi nga St.Louis për në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles vetëm me biletë ardhjeje. Në kamion mes sendeve të tjera 19 vjeçari kishte dhe një flamur nazist.
Rreth orës 22:00 të së martës, ai u përplas me një barrierë metalike pranë Shtëpisë së Bardhë, ku për herë të dytë ktheu kamionin dhe goditi edhe një herë tjetër barrierën para se oficerët të mbërrinin dhe ta arrestonin.
CNN raporton se sipas autoriteteve, Kandula u përplas qëllimisht në barrierat jashtë Parkut Lafayette. Ai nuk u lëndua dhe pasi doli nga makina, nisi të valëviste një flamur nazist që u sekuestrua nga autoritetet në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan se presidenti Joe Biden ndodhej brenda ambienteve të Shtëpisë në momentin që ndodhi incidenti./A.ZH-dritare.net

















