Donald Trump: Nuk do të ketë më debat me Kamala Harris
Dritare.net
Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër zgjedhor kundër kundërshtares së tij, Kamala Harris.
"Nuk do të ketë asnjë debat të tretë.”, shkroi ai në Truth Social pasi mori pjesë në një telefight kundër presidentit amerikan Joe Biden në qershor dhe Harris në fillim të kësaj jave.
Kujtohet se Kamala Harris e mposhti Donald Trumpin, duke e surprizuar në të gjitha nivelet dhe në çdo fushë përballjeje.
Kjo konfirmohet edhe nga një sondazh i paraqitur nga CNN menjëherë pas përfundimit të debatit, ku 63% e votuesve të regjistruar që ndoqën debatin thanë se Harris ia doli më mirë se Trump, ndërsa 37% e pjesëmarrësve thanë të kundërtën. Para debatit, të njëjtët votues u ndanë 50%-50% se cili nga dy kandidatët do të dilte më mirë./K.C/dritare.net