Dokumentari i Meghan Markle është gati, ja ku ta shihni atë falas!
Dritare.net
Meghan Markle, ka pranuar punën e saj të parë zyrtarisht si një jo-mbretërore. Ajo ka pranuar të rrëfejë një dokumentar të ri me zërin e saj, që mban titullin “Elefantët”. Meghan e kishte nënshkruar marrëveshjen me Disney, që kohë më parë.
Dokumentari rrëfen jetën e një familjeje elefantësh, dhe udhëtimin e jashtëzakonshëm të tyre, prej 1 mijë miljesh në Afrikë. Ky dokumentar, do të transmetohet që nga 3 prilli, në Disnay +. Në fakt të abonohesh në Disnay+, kushton, por në këtë rast do të jetë falas, nisur edhe nga fakti që miliona njerëz në të gjithë botën ndodhen në karantinë. Ju mund ta shihni në këtë link, pas 3 prillit.
Ky është roli i parë i Meghan Markle, pas largimit të saj nga Pallati Mbretëror, por me shumë gjasa projektet e saj, do të jenë të shumta në vijim./L.F-dritare.net