Na ndiqni edhe në

Bota

Djali i madh i Trump, infektohet me koronavirus!

Djali i madh i Trump, infektohet me koronavirus!

Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump është infektuar me koronavirus. Donald Trump Jr, 42 vjeç, ka qëndruar në karantinë përgjatë gjithë javës së shkuar.

"Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara ", thuhet në deklaratën zyrtare.

Don Jr është i dyti nga fëmijët e presidentit që ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Barron Trump, 14 vjeç, gjithashtu u infektua muajin e shkuar, por u shërua shumë shpejt.

Djali madh i Trump, ka pasur një rol të rëndësishëm në fushatrën e presidentit, ndërsa ka pasur jo pak spekulime se ai mund ishte i interesuar të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.

Virusi ka infektuar 11.8 milionë Amerikanë dhe ka vrarë më shumë se 253.000.

Vetëm ditën e premte, në SHBA u infektuan 192.000 njerëz./L.F-dritare.net