
Divorcohet pas tre vjetësh martesë aktorja e njohur turke
E Premte 7 Gusht 2020, 17:05
Dritare.net
Gökçe Akyildiz apo Songyl siç e njohim nga seriali “Lule të Vetmuara”, i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me Mustafa Özyurt. Mustafa dhe Gökçe janë prindër të një djali të quajtur Omer Aslan Özyurt. Çifti u divorcua në heshtje, me një seancë dhe më pas Gökçe ka fshirë të gjitha fotot me ish-bashkëshortin në rrjetet sociale.
Aktorja 27-vjeçare, gjithashtu mori kujdestarinë e djalit dhe po fillon një jetë të re. Menjëherë pasi u divorcua, ajo po bëhet gati për një serial të ri, i cili titullohet "Kazara Aşk" ku do të jetë protagoniste./K.C/dritare.net

















