Na ndiqni edhe në

Bota

Dior po rikthen çantën ikonike të Princeshës Diana me një çmim marramendës!

Dior po rikthen çantën ikonike të Princeshës Diana me

Mini çanta prej sateni blu e Princeshë Dianës “Lady Dior” që ajo mbajti në Met Gala të vitit 1996 do të rihidhet në treg për një seri të kufizuar, njoftoi së fundmi shtëpia franceze e modës.

Çanta e cila ka një çmim prej 5,000 euro (rreth 5,180 dollarë) dhe e disponueshme ekskluzivisht në butikët e Dior, u krijua posaçërisht për princeshën e ndjerë të Uellsit për ta mbajtur në paraqitjen e saj të vetme në Met Gala, e cila ishte me temë për të festuar ndikimin e Christian Dior mbi modën.

Kur ajo u fotografua duke mbajtur atë në shumë raste, shtëpia e modës e quajti çantën “Lady Dior” në nder të Lady Diana-s. Çanta ikonë ka qenë pjesë e historisë së Dior-it për dekada dhe është e disponueshme në një ylber ngjyrash dhe madhësish të ndryshme, duke filluar nga stili “Mini” (5300 dollarë) deri te çanta origjinale mesatare e Dianës./M.T/dritare.net