Na ndiqni edhe në

Bota

Deklarata e Netanjahut pas kërcënimeve: Ditë të vështira po vijnë, jemi të përgatitur për gjithçka!

Deklarata e Netanjahut pas kërcënimeve: Ditë të

Izraeli do t'i përgjigjet me forcë çdo sulmi, tha kryeministri Benjamin Netanyahu sonte, pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe një udhëheqësi të lartë ushtarak libanez të Hezbollahut në Bejrut.

“Qytetarë të Izraelit, ditë të vështira po vijnë. Pas sulmit në Bejrut, kërcënimet po jehojnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për të gjithë skenarët dhe do të mbetemi të bashkuar dhe të vendosur përballë çdo kërcënimi. Izraeli do të paguajë një çmim të rëndë për çdo sulm kundër nesh, nga çdo anë.”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë televizive.

Netanyahu tha se Izraeli i dha goditje dërrmuese përfaqësuesve të Iranit në ditët e fundit, si Hamasit dhe Hezbollahut. Por ai nuk e përmendi vdekjen e Haniya, për të cilën ka pasur kërcënime për hakmarrje.

"Ne i shkaktuam goditje të rënda armiqve.”, tha ai, duke iu referuar në mënyrë specifike Fuad Shukr që u vra në Bejrut. "Ne kemi eliminuar krahun e djathtë të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili ishte drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën e fëmijëve." në Golan, shtoi ai.

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr, u gjet në rrënojat e ndërtesës që u bombardua dje në periferinë jugore të Bejrutit, thanë sot dy burime pranë shërbimeve të sigurisë.

Ushtria izraelite njoftoi të martën vonë se kishte vrarë Shukr-in, për të cilin thoshte se ishte përgjegjës për sulmin e fundjavës që vrau 12 fëmijë në Golan. Hezbollahu, i cili mbështetet financiarisht dhe ushtarakisht nga Irani, deri më tani nuk e ka konfirmuar vdekjen e Shukr./K.C/dritare.net