Na ndiqni edhe në

Bota

Debat në PE, kryeministri polak akuza BE-së për shantazh. Von der Leyen: Nuk iu lejoj të minoni vlerat e unionit!

Debat në PE, kryeministri polak akuza BE-së për shantazh. Von der

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki hodhi akuza ndaj BE se po ushtron shantazh ndaj Polonisë duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj saj. Morawiecki debatoi ashpër me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursuala von der leyen. Ky debat në Parlamenti Evropian erdhi për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE-së.

"Shantazhi nuk duhet të jetë një metodë e politikës," tha Morawiecki.

Von der Leyen tha se do u kundërpërgjigjej vendimeve të Polonisë dhe nuk të lejojë që ajo të minojë vlerat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Morawiecki BE -në se po tejkalon fuqinë e saj.

“Komisioni Evropian do t'i përgjigjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë. Ne nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të rrezikohen. Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Evropian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik evropian.”, tha Von der Leyen.
Sipas disa sondazheve të kryera, polakët mbështesin qëndrimin e vendit në BE, prandaj dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Poloni, pasi janë të shqetësuar se kundërshtimi i qeverisë ndaj unionit, mund të sjell largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian./Dritare.net