
Melania lë vetëm Donald Trump, pasi i përkeqësohen simptomat e Covid-19
E Martë 20 Tetor 2020, 20:08
Dritare.net
Melania Trump do të shoqëronte të shoqin në një tubim në Erie, Pensilvania, por për shkak të përkeqësimit të simptomave të Covid-19, u detyrua ta anulojë. Kolla e vazhdueshme nuk po e lë të qetë.
Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, tha në një deklaratë: "Zonja Trump po ndihet çdo ditë e më mirë, po shërohet nga Covid-19, por për shkak se ka kollë të zgjatur dhe si masë paraprake, ajo nuk do të udhëtojë sot.”/K.C/dritare.net

















