Giuseppe Conte, kryeministri italian ka fituar mbrëmjen e sotme votëbesimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian, i mbajtur pasi partia “Italia Viva”, partnere e koalicionit, u tërhoq javën e kaluar. Qeveria siguroi mbështetjen e 321 deputetëve “Pro”, 259 “Kundër” dhe 27 “Abstenim”. Nëse do të humbte, Contes do t’I duhej të jepte dorëheqjen. Conte para votimit tha se ky vendim nuk kishte asnjë “justifikim të besueshëm” duke paralajmëruar se një kaos politik nuk do të ishte aspak në favor të Italisë."Jam këtu sot jo për të njoftuar mënyrat e reja të mbështetjes për qytetarët tanë dhe bizneset e tyre, as për të folur për fondin e rikuperimit, por të përpiqem të sqaroj një krizë, për të cilën më duhet të them se është e pabazë dhe e pajustifikueshme”, theksoi Conte./M.M-dritare.net