Na ndiqni edhe në

Bota

CNN: Evropës nuk i leverdis ta bëjë armike Kinën!

CNN: Evropës nuk i leverdis ta bëjë armike Kinën!

Nga CNN

Ky vit e ka hutuar pak si shumë Bashkimin Evropian për faktin se nuk di çfarë të bëjë me Kinën. Në fillim të vitit, të dyja palët shpresuan të zyrtarizonin partneritetin ekonomik dhe strategjik në një samit historik në Leipzig, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke shënuar një përparim historik në marrëdhëniet Kinë-BE. Pandemia Covid-19 ka nënkuptuar që në vend të një mirëpritjeje në tapetin e kuq nga Gjermania, 26 vendet e tjera anëtare të BE-së dhe figurat kryesore të Brukselit, presidenti kinez Xi Jinping do të duhet të rregullojë një videokonferencë me Merkel dhe presidentët e Komisionit dhe Këshillit të BE-së.

"Padyshim që të paturit një videotelefonatë vetëm me tre udhëheqës është një çmim ngushëllimi goxha i çalë për Kinën. Ne as nuk e dimë nëse do të ketë një komunikim."-tha Steven Blockmans, drejtori i përkohshëm i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane.

Shumica e vëzhguesve afatgjatë të marrëdhënieve BE-Kinë kanë rënë dakord se 2020-ta ka qenë paksa një katastrofë në këtë sferë. Nuk ka qenë vetëm keqmenaxhimi i pandemisë në fillim nga Kina që u përhap më tej.

"Politikanët më të vjetër të Evropës janë detyruar të mendojnë me kujdes se çfarë lloj aktori gjeopolitik po përpiqet të bëhet Kina. Sipas këndvështrimit tonë, Kina ka përdorur faktin se bota është shpërqendruar nga virusi për të përshpejtuar objektivat e saj në vende si Hong-Kongu me ligjin e sigurisë, goditjen e saj ndaj ujgurëve dhe provokimin ndërkombëtar."-tha një burim i BE-së.

CNN: Evropës nuk i leverdis ta bëjë armike Kinën!

Shqetësimi mbi sjelljen e Kinës dhe sa partnere e besueshëm mund të jetë për Evropën nuk ndihet vetëm në Bruksel.

- "2020-ta patjetër ka bërë që vendet anëtare ta shohin Kinën më të papranueshme."-tha një diplomat evropian i cili ka punuar në marrëdhëniet me Kinën gjatë vitit të kaluar.

-"Pikëpamja jonë është se Kina është më pak e interesuar në zhvillimin e një partneriteti vërtet të barabartë me Evropën sesa është me përpjekjet për të zëvendësuar demokracinë perëndimore me sistemin e saj politik dhe të hajë nga brenda ekonomitë tona."- vijoi ai.

CNN: Evropës nuk i leverdis ta bëjë armike Kinën!

Bilanci në SHBA

Muajin e kaluar ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri një udhëtim rreth Evropës për të takuar figurat kryesore përpara samitit virtual të së hënës. Në kohën e vizitës së Wang, gazeta shtetërore China Daily argumentoi se Kina dhe BE-ja duhet të ndalojnë Mike Pompeo-n që të dëmtojë stabilitetin global, informon dritare.net

Pekini e shikon BE-në si një kundërpeshë të nevojshme ndaj një SHBA-je gjithnjë e më agresive. Në një artikull të botuar nga Global Times, një tabloid i mbështetur nga shteti me lidhje të forta me ushtrinë kineze, analisti i Evropës, Xin Hua argumentoi se: "Kina dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën. Si Kina dhe Evropa kanë nevojë për mbështetje të ndërsjellë për të mbështetur procesin e qeverisjes globale dhe integrimin rajonal."

BE-ja i ka pranuar më parë mangësitë e Kinës. Në vitin 2019, Brukseli publikoi një letër mbi strategjinë e Kinës në të cilën e përshkroi vendin si një partner strategjik, por edhe si rival sistemik. Me këtë deklaratë Evropa kishte pranuar se donte të kishte një marrëdhënie të thellë dhe të zyrtarizuar me Kinën, por që do të duhej të ecte në një litar të hollë midis realiteteve konfliktuale.

Ajo që e ka bërë 2020-ën në të ndërlikuar është se sjellja e Kinës ka përkeqësuar statusin e saj si një rivale sistemike, ndërsa njëkohësisht ka forcuar besimin e BE-së se një partneritet strategjik, është thelbësor.

CNN: Evropës nuk i leverdis ta bëjë armike Kinën!

Interesi i Brukselit në Kinë nuk është thjesht ekonomik. Padyshim, investimet e huaja direkte dhe hyrja në treg është tepër tërheqëse për ekonomitë e shumta evropiane që po lëkunden. Por marrëdhëniet e forta me Pekinin po forcojnë gjithashtu shtysën e Evropës për t'u bërë një lojtare kryesore gjeopolitike si në diplomaci, ashtu edhe në ndryshimet klimatike.

Kritikët kanë frikë se ndarja politike e BE-së, ambicia gjeopolitike dhe mungesa e burimeve ekonomike, e bëjnë Evropën të dobët për t'u përballur me forcë Pekinit.

"Hezitimi i BE-së është pjesërisht nga vendet anëtare që nuk bien dakord se si ta trajtojnë Kinën dhe pjesërisht sa i përket rëndësisë së fuqisë së saj ekonomike. Por nuk është as në natyrën e BE-së të bëjë armiq."- tha Benedict Rogers, kryetar i "Hong-Kong Watch", një grup i të drejtave të njeriut me qendër në Londër.

Vallja prej dekadash e Evropës me Kinën ka qenë gjithnjë e ndërlikuar. BE-ja e pranon që me SHBA-të që bëhen gjithnjë e më armiqësore ndaj Pekinit, ka një vend të lirë për një superfuqi që mund të zhvillojë një strategji që i mundëson asaj të ushtrojë ndikim mbi Kinën. Megjithatë, dritarja për të gjetur se cila është ajo strategji bëhet më e vogël nga dita në ditë. Nëse BE-ja nuk gjen dot një mënyrë për të ekuilibruar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës, shumë shpejt do të jetë e vështirë t'i rezistojë thirrjeve për të rënë dakord me aleaten vjetër në Atlantik, në skenën globale.

Përndryshe rrezikon të shtypet mes dy superfuqive./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net