
Presidenti Biden i plotëson kërkesën Chrissy Teigen!
Dritare.net
Presidentit Joe Biden nuk e ndjek më Chrissy Teigen, në Twitter”, pasi ajo ia kërkoi vetë një gjë të tillë. Një marrëdhënie në internet që filloi me një mesazh të thjeshtë "Përshëndetje @joebiden Unë kam qenë e bllokuar nga presidenti për katër vjet mund të më ndiqni ju lutem", ka mbërritur në fund të saj, dhe Teigen nuk është më e listuar në personat që ndjek Joe Biden. Të martën, Teigen shkroi në Twitter: “Unë kam shkruar disa herë që kur presidenti më ndoqi mua. Në mënyrë që unë të shkruaj si unë, duhet të të kërkoj që presidenti të mos më ndjekë më. Unë të dua!!! Nuk je ti, jam unë !!" Kërkesa e saj është plotësuar dhe tashmë, presidenti amerikan ndjek vetëm 12 persona në Twitter, duke mos e përfshirë Teigen-in. Megjithatë, ajo nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të “unfollow-t” nga ana e presidentit Biden./M.M-dritare.net

















