Na ndiqni edhe në

Bota

CEO i Netflix: Gënjeva kur thashë se familja është gjëja më e rëndësishme!

CEO i Netflix: Gënjeva kur thashë se familja është

Këshillimi për martesën ka luajtur një rol të madh në suksesin e Reed Hastings, bashkëthemeluesi dhe bashkë-CEO i Netflix.

Në një intervistë me Poppy Harlow të CNN, Hastings tha se këshilltari i martesës tek i cili shkoi me gruan për 29 vjet, e ndihmoi atë të kuptonte se ishte një gënjeshtar simpatik.

Ai tha më parë: "Familja është më e rëndësishmja!", jo sepse kështu e ndjente dhe e tha, por sepse i leverdiste.

Hastings e zbuloi këtë mësim në librin e tij të ri " No Rules, Rules" që u botua këtë javë.

CEO-ja tha që edhe pse po i projektonte ato vlera, ai do të zgjidhte të rrinte në punë gjatë natës nëse një punonjës kishte një problem, në vend të shkonte pranë familjes. Por kjo ndryshoi, përfundimisht.

"Kur u martova u bëra shumë më i sinqertë dhe kjo na ndihmoi jashtëzakonisht shumë."-tha Hastings për marrëdhënien me gruan e tij, informon dritare.net

"Ai këshilltari i martesës më doli trajneri më i mirë që një CEO mund të ketë pasur ndonjëherë.", vazhdoi ai.

CEO i Netflix: Gënjeva kur thashë se familja është

Hasting do të përmirësojë edhe marrëdhënien me punonjësit e tij. Ndërsa foli për shtytjen e tij për sinqeritet radikal brenda Netflix, Hastings tregon se një nënpresident i kompanisë së filmave i tha atij se ishte i papërshtatshëm dhe që nuk inkurajon kritikat. Hasting shprehet se, edhe pse tani është shumë i suksesshëm, këto kritika janë të dhimbshme, por kjo e ndihmon atë të shikojë mirë ndryshimet që duhen bërë, në vend që ta luftojë atë.

Ndryshe nga Facebook, Twitter dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, Hastings nuk beson se një pjesë e punonjësve të Netflix do të punojë gjithmonë nga shtëpia. Megjithëse ai po pret të kthehet në zyrë, Hasting vuri në dukje se ka punuar nga shtëpia për 20 vjet, ditë-natë, edhe fundjavave. Sapo të dalë vaksina, Hasting do të rikthehet në zyrë, ku do të gjejë një mënyrë për të rikthyer edhe punonjësit e tij./K.C/dritare.net