CDC: Në muajt e ardhshëm në SHBA do të mbizotërojë varianti Delta i Covid-19!
E Shtunë 19 Qershor 2021, 10:10
Dritare.net
Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se varianti "Delta" që u zbulua për herë të parë në Indi do të bëhet ” mbizotërues” gjatë muajve të ardhshëm në SHBA.
Vaksinat antikovid Pfizer dhe Moderna kanë treguar se janë efektive kundër variantit, ndërsa studimet për efektivitetin e vaksinën Johnson & Johnson janë ende në zhvillim.
Varianti, i njohur gjithashtu si B1.617.2, përbën 99% të rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Shëndet Publik në Angli./dritare.net