Na ndiqni edhe në

Bota

Britania e Madhe/Të gjithë të rriturit do të marrin dozën e parë të vàksinës deri më 31 korrik!

Britania e Madhe/Të gjithë të rriturit do të marrin

Të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar do t'u ofrohet doza e parë e vàksinës së kòronavìrusit deri në fund të korrikut, sipas deklaratave të kryeministrit Johnson. Më shumë se 17 milionë njerëzve u është dhënë një dozë që nga fillimi i vàksinimit kundër Còvid-19, në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të vitit që shkuar. Por Boris Johnson ka deklaruar se ai tani dëshiron që programi të shkojë më tej dhe më shpejt. Ai ka theksuar se afati i muajit korrik do të lejojë që njerëzit të mbrohen më shpejt dhe do të ndihmojë për të lehtësuar më tej rregullat e bllokimit në të gjithë vendin. Një shpërndarje e shpejtë e vàksinës për të gjithë njerëzit në nevojë është parë si themelore për të zvogëluar numrin e vdèkjeve nga kòvidi. Synimi i mëparshëm i qeverisë ishte t'u ofronte të gjithë të rriturve dozën e parë të vàksinës deri në shtator. Plani i ri do të thotë që deri më 15 prill, të gjithë të rriturit e moshës 50 vjeç e lart, si dhe qytetarët më të rinj, të cilët janë në kushte shëndetërore që rrèzikohen,duhet të kenë marrë një dozë të vàksinës./M.M-dritare.net