Na ndiqni edhe në

Bota

Britania e Madhe dhe Franca rekord infektimesh ditore, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

Britania e Madhe dhe Franca rekord infektimesh ditore, numri më i

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca regjistrojnë rekorde infektimesh ditore, në një kohë kur Evropa është më shumë se e alarmuar për valën e dytë. Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 16,096 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Gjithsej 31,511 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë dhe janë raportuar 497,237 raste.

Britania e Madhe dhe Franca rekord infektimesh ditore, numri më i

Britania e Madhe raportoi 6,634 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 416,363. Këto janë shifrat më të larta të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.

Shëndeti Publik në Britani të Madhe tha:

"Ky është një paralajmërim i fortë për të gjithë ne. Sinjalet janë të qarta. Shkalla e pozitivitetit po rritet në të gjitha grupmoshat dhe ne do të vazhdojmë të shohim rritje të niveleve të shtrimit në spital dhe kujdesit intensiv.”/K.C/dritare.net