Na ndiqni edhe në

Bota

Britania do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla!

Britania do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë

Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, me arsyetimin se ndërpret orët e mësimit.

Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit thuhet se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e më shumë në vend kanë celularë personalë. Gjithashtu edhe Agjencia e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka bërë thirrje për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, të cilat shkaktojnë bullizëm kibernetik dhe ndërprerje në mësime. Më tej në deklaratë theksohet se telefonat nuk do të merren fare me vete në shkollë ose do të dorëzohen në kuti, kabinete apo kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave. Rreth 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë në celular dhe se kjo normë është 50 për qind në shkollat ​​e mesme dhe se do të investohen 10 milionë paund në rreth 700 shkolla për 3 vitet e ardhshme në kuadër të përpjekjeve të ndalimit.

Rezultatet e marra nga një shkollë që ndalonte përdorimin e telefonave celularë tregojnë se kultura arsimore në shkollën e paidentifikuar është përmirësuar, nxënësit mund të shkollohen në një mjedis më të qetë dhe komod dhe punonjësit janë më të fokusuar në arsim./M.K-dritare.net