Britani/ Një person thyen rekord, ja sa herë dështoi në testin e patentës!
E Hënë 4 Dhjetor 2023, 19:07
Dritare.net
Një kandidat për shofer në Britaninë e Madhe dështoi 59 herë për të marrë patentën. Personi i cili donte të pajisej me patentë shpenzoi 1,380 £ dhe rreth 60 orë në një qendër testimi në Redditch.
BBC shkruan se kjo është hera e parë në Britani që një personi i është dashur kaq shumë për të kaluar testin e patentës. Më herët një tjerër personi i ishte dashur 57 herë të bënte testin e patentës para se ta kalonte atë.
Shifrat nga Departamenti i Transportit i Britanisë tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65% në vitin 2007-2008 në 44% në 2022-2023./dritare.net