Na ndiqni edhe në

Bota

Brenda shtëpisë përrallore te Rita Orës!

Brenda shtëpisë përrallore te Rita Orës!

Ylli i muzikës, Rita Ora ka hapur dyert e shtëpisë së saj në Londër.

Përmes një videoje këngëtarja ka zbuluar për herë të parë ambientet e shtëpisë në një xhirim 12-minutësh, duke filluar nga hyrja e deri tek oborri përrallor.

Shtëpia i përket stilit të epokës Viktoriane ndërsa brenda turit Rita shpjegon detaje interesante.

Këngëtarja Rita Ora tregoi se shtepia e saj që ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore, ka një të kaluar mjaft të pasur. “Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë,” tha këngëtarja në një video në YouTube për serinë “Open Door”.

“Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham, një nga artistët e mi të preferuar.

Ai bëri të gjithë ilustrimet për “Liza në botën e çudirave”. Shtëpia ka shumë energji të mirë”. Në fakt, 31-vjeçarja e cila së fundmi u martua me regjisorin Taika Waititi, tha se e dinte se shtëpia e saj ishte menduar të shërbente si vendi i saj i vetmisë që nga momenti kur hyri brenda./M.T/Dritare.net