
Ditën e sotme po mbahet në Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar samiti i G7-ës ku është edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson e nisi takimin me një lutje për kolegët udhëheqës duke u kërkuar që tani të punojnë më mirë, ndërsa bota rimëkëmbet nga pandemia e Covid-19.
Kryeministri britanik tha se është jetike të mësohet nga gabimet e krizës financiare të vitit 2008 dhe të trajtohet shenja e pabarazisë. Para se të niste samiti udhëheqësit pozuan edhe për fotografinë tradicionale.
Shpërndarja e vaksinave është po ashtu në krye të programit të samitit. Përveç Biden në këtë takim janë edhe udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë.
Ky është samiti i parë ballë për ballë i G7-ës që përfaqëson shumicën e ekonomive më të mëdha në botë që para se të fillonte pandemia në fillim të vitit të kaluar. Po ashtu marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel./K.C/dritare.net

















