Na ndiqni edhe në

Bota

Blinken: Nisën dërgesat e avionëve luftarakë F-16 në Kiev nga vendet e NATO-s!

Blinken: Nisën dërgesat e avionëve luftarakë F-16 në

Vendet e NATO-s kanë filluar dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj kundër Rusisë, njoftoi sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se ndërsa flasim, transferimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Holanda, në Ukrainë është duke u zhvilluar. Këta avionë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë.”, tha kryediplomati amerikan, duke folur në një ngjarje në margjinat e samitit të NATO-s.

Sipas Blinken, brenda dy ditëve të ardhshme pritet të shpallet një paketë e re ndihme "tepër e fortë" për Ukrainën.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu ndodhet në Uashington, tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij. “Sot ne vazhdojmë të punojmë në Uashington. Do të ketë një vendim për F-16 shumë shpejt. Ne po rrisim numrin e avionëve të disponueshëm për Ukrainën.”, tha ai në një videomesazh të postuar në platformën Telegram.

Blinken: Nisën dërgesat e avionëve luftarakë F-16 në

Kancelari Olaf Scholz e përshkroi mbështetjen aktuale të Gjermanisë për Ukrainën me sistemet e mbrojtjes ajrore si një hap të madh, ndërsa u bëri thirrje partnerëve të NATO-s që t'i përgjigjen kërkesës së Ukrainës për sisteme shtesë.

"Për mendimin tim, ky proces nuk është i plotë," tha z. Soltz nga Samiti i NATO-s, i cili po mbahet në Uashington. Prillin e kaluar, Ukraina kërkoi shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore, nga të cilat Gjermania ka dorëzuar tashmë tre. “Gjermania bëri një hap të madh për ta inkurajuar atë, për të bindur të tjerët se kjo është e nevojshme. Nëse nuk do të kishim shkuar përpara, ky hap tani nuk do të kishte ndodhur”, tha kancelari, pak para takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në fillim të samitit, Gjermania, SHBA-ja dhe aleatët e tjerë i premtuan Ukrainës pesë sisteme Patriot./K.C/dritare.net