
Blinken mbërrin në Ukrainë. Udhëton me tren për orë të tëra!
E Martë 14 Maj 2024, 09:09
Dritare.net

Sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur sot në Ukrainë, ku do të diskutohet mbështetja ushtarake që vendi të mposhtë agresionin rus.
Blinken do të japë gjithashtu një mesazh sigurie, thonë zyrtarët amerikanë. Blinken i cili mbërriti në Kiev me tren pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë këtë të martë. Ardhja e Sekretarit të Shtetit të martën shënon tre javë që kur Kongresi amerikan më në fund ra dakord për një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh (49 miliardë £) për Ukrainën.
Bëhet e ditur po ashtu se armët e financuara nga Amerika përfshijnë: artileri dhe raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS./M.K-dritare.net

















