Na ndiqni edhe në

Bota

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më befasoi!

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më

Biznesmeni i njohur italian, Flavio Briatore ka treguar eksperiencën e tij me koronavirusin. Pas tri javësh Briatore më në fund e mundi virusin. Në një intervistë për Corriere della Sera biznesmeni shprehet se shpeshherë është ndjerë vetëm në karantinë, ndërsa luftonte me virusin. Ai tregon sesi i sulmuan politikisht lokalin "Billionaire", që ia mbyllën pasi u raportua se pati një shpërthim të madh virusi. Në fund biznesmeni thotë se qeveria duhet t’i kërkojë falje atij dhe gjithë sipërmarrësve që u mbylli bizneset.

Intervista!

Flavio Briatore, si jeni pas tre javësh me Covid-19 dhe dy tamponëve negativë?

Epo, tani jam gati tre milje larg. Jam në Mynih, u ktheva në punë si më parë.

Çfarë simptomash keni pasur?

Vitin e kaluar që kisha pneumoni, isha shumë më keq sesa tani. Përveç prostatës për të cilën shkova në spital, kisha vetëm dy ditë temperaturë 38 gradë.

Si ishte karantina në shtëpinë e Daniela Santanchè?

Problemi ishte kalimi i orëve vetëm. Kam lexuar gazeta, kam bërë telefonata, kam parë televizor. Vetmia dhe pamundësia për të parë djalin tim ishin të këqija.

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më

Nga çfarë kishit frikë kur zbuluat se ishit pozitiv?

Nuk është se kisha frikë pasi nuk u ndjeva aq keq, por infeksioni më befasoi. Unë u largova nga Sardenja më 18, bëra një test që doli negativ më 19, dhe tamponi ishte praktika e duhur për shtrimin në spital. Në jetë kam kaluar shumë kohë mes operacioneve e spitaleve dhe besoj te fati: momenti ose vjen, ose jo. Unë i thashë vetes se isha në San Raffaele në Milano, një qendër ekselence, me mjekë dhe infermierë fantastikë që e dinë çfarë bëjnë, informon dritare.net

Ju u renditët në mesin e mohuesve të virusit. A keni ndryshuar mendim?

Unë thjesht rashë dakord me Dr. Alberto Zangrillo kur ai tha se virusi ishte klinikisht joekzistues, jo se nuk ekzistonte më fare. Unë thashë që mjekët sot e njohin dhe trajtojnë më mirë kovidin. Pastaj u infektova vetë dhe e konfirmova. Kurrë nuk kam thënë të mos jemi të kujdesshëm.

Ende mendoni se virologët kanë terrorizuar Italinë?

Për një temë delikate si shëndeti, kemi nevojë për ekspertë që thonë të njëjtën gjë.

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më

Si janë punonjësit e "Billionaire"?

Mirë, 80 për qind ishin asimptomatikë dhe djali me një problem më serioz të mushkërive po del nga kujdesi intensiv. Megjithatë, pozitivë ishin vetëm tridhjetë, jo 100 ose 120 siç kam lexuar. Çështja e Sardenjës ishte një sulm mediatik i orkestruar politikisht dhe “Billionaire ” u shfrytëzua sepse është i njohur në të gjithë botën. Mesazhi ishte që të gjithë këtu kishin virus dhe në Emilia zero: vetëm diskotekat e djathta kishin koronavirus, të majtat jo.

Kur thoni sulm politik dhe mediatik ju e keni fjalën për deklaratën e guvernatorit Christian Solinas?

Sigurisht! Ishte sulm ndaj një guvernator i krahut të djathtë, duke përdorur Costa Smeralda ku shkojnë të pasurit dhe duke përdorur Briatore.

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më

Në retrospektivë, çfarë keni bërë keq me punonjësit?

Ne kemi mijëra punonjës nëpër botë. Ku është faji im dhe çfarë faji kanë ata që punojnë? A duhet t’i pushoj nga puna? Në Montecarlo, në Londër, ne kemi qenë gjithmonë të hapur. A duhet të kërkoj falje që kam dhënë punë? Më duket çmenduri.

Pra, çfarë shkoi keq në lokale? Kishit planifikuar vetëm darkë dhe një shfaqje. A do të kishte qenë më mirë po të mos kishte kërcim?

Unë nuk e vë në diskutim normën. Menaxherët tanë kanë rënë dakord për kapacitetin me autoritetet dhe ka pasur infeksione në të gjitha diskotekat, në Sardenjë, Emilia, Toskana, Pulia…

Nuk besonte, por u infektua. Briatore pas shërimit: Covid-19 më

Me pak fjalë, qeveria nuk duhej ta ndalonte kërcimin më 17 gusht?

Po mos të ishin diskot, ku do të shkonin të rinjtë? Ata do të kishin mbushur plazhet ose do të mblidheshin në shtëpi, as aty nuk do të ruanin distancë.

Në fund, siç sugjerojnë shumë, mendoni se duhet të kërkoni falje?

Kujt? Pse? Pse punësoj? Qeveria duhet të na kërkojë falje ne sipërmarrësve./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net